Mot i ndryshueshëm dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima
Moti do të jetë I ndryshueshëm dhe jostabil, në disa vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të lig me erë të përforcuar dhe dukuri të breshrit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 21 ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 32 gradë. UV=7
Në Shkup, moti do të jetë I ndryshueshëm dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, posaçërisht deri në orët e mesditës. Temperatura minimale do të zbresë deri 19, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 31 gradë.
Nga e diela deri të marten moti do të jetë stabil me rritje graduale të temperaturave ditore. Të mërkurën sërish do të ketë dukuri të reshjeve lokale të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.