Mot i lig i përcjellë me erë, reshje të rrëmbyeshme të shiut, breshër dhe shkarkime elektrike e përfshiu rajonin e Dibrës-Rekës dhe rajonin e Zhupës.
Breshëri u shkaktoi dëme prodhimeve bujqësore. Ky është dëm plotësues nga pasojat e kushteve paraprake të motit. Rrugët janë përplot me ujë, ndërsa në disa vende uji hyri edhe në hapësirat e bodrumit.
Nga njësia rajonale e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave thonë se në mënyrë plotësuese do të vlerësohen.
Reshjet e rrëmbyeshme tani për tani shkaktuan vetëm rrëshqitje më të vogla të gurëve dhe dheut në akset rrugore drejt Strugës dhe Mavrovës. Ekipe të seksionit nga Dibra të “Rrugëve të Maqedonisë” janë në terren në pastrimin e të njëjtave.
Nga seksioni rekomandojnë vozitje të kujdesshme posaçërisht në aksin Dibër-Tërnica, që është pjesë e aksit rrugor Dibër-Mavrovë dhe respektim të dispozitave të komunikacionit dhe sinjalizimit rrugor.