Organizata qytetare “MOST” është duke e ndjekur votimin e sotëm me mbi 1500 vëzhgues. Në 1160 vendvotime, janë të zgjedhur sipas një përcaktimi të rastësishëm të shpërndarë aq vëzhgues me çka është mbuluar 33 % nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë, transmeton Almakos.
Vëzhguesit e MOST janë statik dhe do ta ndjekin procesin e votimit gjatë tërë ditës. Përskaj kësaj, MOST ka edhe ekipe lëvizëse të përbëra nga dy vëzhgues, të cilët do të shërbejnë si përkrahje logjistike për vëzhguesit statik dhe përkohësisht do t`i vëzhgojnë vendet të cilat MOST nuk ka vendosur vëzhgues statik. Në mënyrë shtesë 80 vëzhgues do ta vëzhgojnë punën e komisioneve zgjedhore ndërsa do të vëzhgohet edhe puna e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.
Sipas informacioneve nga vëzhguesit janë hapur të gjitha vendvotimet ku MOST ka vëzhguesit e saj dhe të njëjtat nuk kanë problem në procesin e votimit. Hapja e vendvotimeve ka kaluar pa probleme të regjistruara.
Deri më tani në hyrjen e objektit ku është vendosur vendvotimi 0631 në fshatin Pribilci, komuna Demir Hisar, ka një grafit me përmbajtje ofenduese, thuan nga MOST./Almakos/