Formimi i komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërim ka hyrë në një fazë të vështirë. Siç mëson televizioni Shenja nga burime brenda mbledhjes koordinuese VMRO dhe LSDM kanë mosmarrëveshje për kryetarin e këtij komisioni. Përplasjet vijnë si pasojë e interpretimit të Rregullores së Kuvendit. VMRO insiston se kryetari ju takon atyre pasi kanë më shumë deputet, ndërsa LSDM thirret në shumicën e krijuar parlamentare dhe kërkon që kryetari të zgjidhet me votim të anëtarëve.
Nga VMRO mësohet se janë kërcënuar se mund të pengojnë punën e komisionit nëse mbivotohen.