Hamdi Nuhiju
Zëri i qyqes është irritues! Për të mos thënë është zë gomari. Bie në sy, të gjithë e shohin edhe pse gjatë tërë kohës qyqja fshihet prapa perdeve.
“Krrau, krrau”, dëgjohet ky zë thellë në pyll. I tillë është edhe karakteri i një soji njerëzish që janë bërë qyqe. Janë me vetura luksoze, marrin para të majme, janë të veshur mirë. Po e kanë një ves të cilin shpesh herë e ngatërrojnë kur të shikohen para pasqyres, nuk e dinë, a duan t`i ngjajnë gomarit apo qyqes? Dhe përfundojnë në qyqe.
Në popull ekziston kjo thënie:” Mos u bënë si qyqe”! Ndërsa fjalori elektronik i gjuhës shqipe e shpjegon bukur këtë:
Është qyqe nga mendja nuk ia pret mendja, është i trashë, e ka kokën bosh. Nuk mbeti as një për qyqe nuk mbeti as edhe një i vetëm, nuk mbeti as edhe një për fare. Ka mbetur është bërë si qyqja në degë është në një gjendje të vajtueshme, është bërë për t’i qarë hallin.