Ejup Berisha
Qytetarët nuk janë dhe nuk duhet të lejojnë që të bëhen pronë e Partive politike, por përkundrazi Partite politike duhet të jenë pronë e qytetarëve. Nëse Partitë mundohen që qytetarët ti bëjnë pronë të tyre keta të fundit atyre duhet tu thonë pa pardon dhe keqardhje jo faleminderit. Tendencat që ndonjë subjekt politik ti përversioj qytetarët nuk janë të reja dhe të panjohura por janë tendenca të kahmotshme pra mund të thuhet se të njëjtat datojnë që nga themelimi i Partive politike. Këto subjekte pra tentojnë që ti okupojnë qytetarët duke tenruar që në vazhdimsi të njëjtëve tua kufizojnë të drejtat dhe liritë elementare të tyre përmes tentimit që në mënyrë autokratike që të qeverisin me ta. Pra tendencat që qytetarët të bëhen prone e Partive politike duhet të shmangen me qëllim të ruajtjes së dinjitetit dhe individualitetit të qytetarëve. Të njëjtat tendenca detyrimisht duhet të mos lejohen apo dhe të luftohen me vendosmëri.Unë si individ asnjëher nuk kamë lejuar, nuk lejoj dhe nuk do të lejoj që të bëhem prone e ndonjë Partie politike prandaj pse ju qytetarë duhet të lejoni që të bëheni prone e tyre. A e dini se pse e bëj këtë gjë unë sepse në këtë jete dua të mbetem krijesë njerezore e lire, e pavarur dhe e dinjitetshme sepe për gjithçka dua ti falenderohem Perendisë këtij krijuesi absolut të jetës dhe botës ku unë jetoj e jo njerëzve e aq më pak Partive politike. Pra fillimisht dua ti falenderohem Perendisë që me ka krijuar si qenie njerëzore, më pas dua tu falenderohem edhe prindërve të mi të cilët më kanë inicuar e më kanë lindur, pastaj që më kanë rritur, më kanë shkolluar e edukuar dhe më kanë bërë ky që jamë tani.Ata dhe vetem ata kanë kontribuar, janë munduar shumë dhe kane sakrifikuar tepër për mua në këtë jetë.Pra falenderimi i takon babait tim të ndjerë e të mrekullueshëm Isufit dhe mamasë time gjithashtu të mrekullueshme Xhevahires për mundin dhe sakrificën e bërë për mua. Ndërsa siç thash edhe më lartë falenderimi fillestar dhe shumë i madh i takon edhe krijuesit Perendisë së madhërishme e jo ndonjë Partie politike. Këto nuk kanë kontribuar me asgjë për të mirat që i kamë tani në jetë, të njëjtat bile as interesat e as kërkesat e mija elementare dhe të domosdoshme nuk mi kanë përfillur dhe nuk mi përfillin as në ditët e sotme. Disa prej tyre bile kane qenë dhe janë edhe pengesa të realizimit të nevojave dhe kërkesave të mija si qytetar apo si pjesë përbërëse e kësaj shoqërie dhe e këtij shteti. Për të qenë më i realtë dhe më i sinçertë pengesë kryesore për perpainimin tim individual shumë shpesh kanë qenë mu Partite politike shqiptare të cilat kanë vepruar dhe veprojnë këtu në RMV. Për çfar arsye ndodh kjo nuk e di. Nëse kjo është kështu atëher un nuk jamë i obliguar dhe i interesuar që të bëhem pronë e asnjë partie politike. Me dhunë ndoshta këta mund të bëjnë cfar të done por me vullnetin tim asnjëher nuk mund dhe nuk do të lejoj të më bejnë pronë të tyren. A e dini pse sepse kodin gjenetik unë e kamë trashëguar prej familijes, edukatën e kame prej prindërve të mi të artë, shkollimin dhe arsimimin e kamë nga një gjeneratë e artë e njerëzve të arsimuar dhe të shkolluar arsimtarësh dhe profesorësh atëher çfar të mire un kamë nga Partitë Politke? përgjigja pra është asnjë të mire dhe leverdie unë nuk e kamë prej tyre. Prandaj pyes se pse unë duhet që të nënshtrohem dhe të bëhem pronë e tyre. Mendoj dhe konsidroj se edhe shumica e qytetarëve nuk kanë kurfar të mirash dhe leverdishë prej partive politike ngjashem si une perveq shpresave te kota të tyre se nje dite këta do të realizojnë ndonjë prej tyre falë partive politike të cilat kanë pervetsuar dhe e kanë monopolizuar padrejtësisht gjithcka për vete. Të njëjtat të keqen më të madhe që e kanë bërë dhe e bëjnë është se e kanë prodhuar dhe vazhdojnë që ta prodhojnë profilin më të keq dhe më të shëmtuar të mundshëm pra atë të politikanit hajdut, përvetsues të pashpirtë dhe të pacipë të të mirave dhe të pronës shoqerore dhe shteterore të cilat janë të mira dhe prona të të gjithe qytetarëve.Prandaj bashkqytetar të mi mos lejoni që të beheni prone dhe vegel e Partive politike subjekte këto të cilat nuk ua duan të mirën juve perveq të mires së tyre personale. Kështuqë pyes se a ja vlenë të sakrifikoheni edhe ju për ta duke i pasur parasyshë se këto subjekte nuk mbajnë llogari fare për ju por vetëmse për veten e tyre. .