Njoftimi:
Ushtroi dhunë dhe keqtrajtoi djalin e mitur, Prokuroria Fier dërgon për gjykim shtetasin B.Sh për dy vepra penale
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin B.Sh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 124/b prg.1 dhe neni 130/a prg.4 të Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.839, të vitit 2025, nisën pasi në datën 12.06.2025, shtetasja E.M. bëri kallëzim ndaj shtetasit B.Sh për dhunën e ushtruar ndaj djalit të tyre, shtetasit të mitur N.Sh. Kjo shtetase denoncoi se gjatë kohës që kanë qënë të martuar, bashkëshorti i saj ka ushtruar gjithmonë dhunë psikologjike dhe fizike, por muajt e fundit kjo dhunë u shtua shumë, aq sa e detyroi të largohej nga banesa së bashku me fëmijën e mitur.
Nga hetimet rezultoi se në datën 12.06.2023, bashkëshorti B.Sh. ka marrë djalin tek banesa e tij dhe më pas e ka marrë në telefon bashkëshorten E.M., duke i thënë se nuk do ta shikonte më djalin dhe treguar djalin e mitur, si dhe mwnyrwn si e qëllonte me pëllëmbë.
Në këto kushte u arrestua shtetasi B.Sh., dhe ndaj tij u caktua si masë sigurie. Gjithashtu, për këtë ngjarje, u lëshua urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për shtetasin e mitur.
Pas përfundimit të një hetimi të shpejtë, të plotë dhe të gjithanshëm, rezultoi e provuar se i pandehuri B.Sh ka konsumuar elementë të veprës penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit” parashikuar nga neni 130/a/4 dhe 124/b/1 të K.Penal.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh angazhimin e plotë për hetimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër familjes.


