21 Shkurt 2019 / 13:47
Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill të vitit 2012.
Ashtu si në seancën e kaluar edhe sot opinioni u përjashtua për shkak të shfaqjes së dëshmive të siguruara me masa të veçanta hetimore.
“Monstra” në shkurt të vitit të kaluar filloi nga fillimi, pasi rasti i kaloi PSP-së.
Rastin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev dhe ndodhet në procedurë dëshmuese.
Për vrasjen e Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naqevski dhe peshkatarit Borçe Stefanovski, me burgim të përjetshëm u gjykuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailloviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor të vitit 2017 i pezulloi aktvendimet, i liroi nga arresti të dënuarit Agim Ismailloviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Aziri dhe u caktoi masa kujdesi. Pas pezullimit të aktgjykimeve rastin “Monstra” e ndërmori PSP-ja dhe lënda u rikthye në gjykim të serishëm.
Loading…


