Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, arriti për vizitë në Mal të Zi. Mogherini në seancë të posaçme të Kuvendit të Malit të Zi iu drejtua deputetëve malazezë në seancën, në të cilën ishin të pranishëm vetëm përfaqësues të partisë në pushtet, raporton AA.
Vizita e Mogherinit në Mal të Zi vjen në momentin e krizës politike në këtë vend, përmes bojkotimit të Parlamentit nga ana e tërë opozitës. Edhe seance e sotme e Kuvendit, në të cilën foli Mogherini kaloi pa praninë e opozitës, e cila bojkoton Parlamentin me arsyetimin se zgjedhjet e mbajtura më 16 tetor të vitit të kaluar nuk kanë qenë korrekte dhe të lira.
Mogherini në fillim të fjalimit të saj se tha se “është e pikëlluar se shumë ulëse në Parlament janë të zbrazëta dhe që opozita nuk ka pranuar ftesën e saj që të jetë këtu”.
“Edhe atë jo vetëm se Parlamenti është zemra e demokracisë, por për shkak të asaj se e di që mbështetja për integrimin në BE është diçka që shkon përtej ndarjeve partiake. Dialogu politik është i rëndësishëm për gjithçka, për demokracinë edhe pushteti edhe opozita duhet të angazhohen, por edhe sektori joqeveritar. Beteja politike mund të jetë e vështirë, por duhet të hyhet në garë, të dilet në terren. Jam e sigurtë se shoqëria juaj mund të tejkalojë këtë situatë. Jam e sigurtë se do të gjeni zgjidhje, se opozita sërish do të jetë në Parlament. Rruga drejt BE-së mund të pika e bashkimit”, tha Mogherini.
Ajo porositi se nuk guxon të lejohet që beteja politike të pengojë rrugën e Malit të Zi drejt BE-së.
“Duhet të them se dera e BE-së është e hapur për Malin e Zi dhe tërë rajonin. Dëshirojmë që të gjithë të jenë në Union. Mali i Zi është një vend që drejton procesin e integrimeve evropiane. Mali i Zi ka realizuar përparim të jashtëzakonshëm”, porositi Mogherini.
Ajo theksoi se BE-ja nuk do të jetë e plotë derisa vendet e Ballkanit nuk janë pjesë e BE-së.
“Ballkani ndodhet në zemër të Evropës”, tha Mogherini.
Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Ivan Brajoviç falënderoi Mogherinin për mbështetjen të cilën BE-ja e ofron ndaj Malit të Zi dhe vendeve të rajonit. Fjalimi i saj, siç tha, përjetohet si nder i veçantë.
Mogherini tashmë u takua me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe kryetarin Ivan Brajoviç, ndërsa për sonte është planifikuar takim edhe me kryeministrin Dushko Markoviç.
Mogherini prej 1 deri më 4 mars qëndron për vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa përveç Malit të Zi do të qëndrojë në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni.
Për vizitën e saj, siç njoftohet, do të lajmërojë ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së në takimin e Këshillit për Punë të Jashtme më 6 mars.