Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor ka kapacitet për tu përballur me sfidat nëse përkrahet me integrim të besueshëm euroatlantik.
Mogerini duke ardhur në takimin e Këshillit të ministrave për punë të jashtme të BE-së, ka paralajmëruar se Ballkani Perëndimor do të jetë temë e rëndësishme në bisedimet e sotshme në Bruksel.
“Do t’i njoftoj ministrat, dhe më pas gjatë javës edhe kryeministrat për gjendjen e cila është përplot me tensione dhe e cila është ekspozuar ndaj sfidave të brendshme, rajonale por edhe globale. Por ajo është rajon që ka kapacitet dhe fuqi të reagon dhe të ndërpres një gjë të tillë nën kushte të ekzistoj proces i besueshëm eurointegrativ, ndërsa kjo është pjesë e jona e punë. Nga Këshilli i ministrave, por edhe lideri i BE-së, pres që të shprehin përkrahje të fuqishme për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Mogerini, transmeton SHENJA.