Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerni planifikon takim me kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit, lajmëroi Tanjugu, duke iu referuar burimeve diplomatike në Bruksel.
Takimi me siguri do të mbahet më 18 dhjetor në Bruksel në formë të darkës së punës.
Sipas burime të njëjta, Brukseli ende punon në organizimin e takimit, konfirmimin e datës dhe marrjes së konfirmimit për pjesëmarrje të të gjithë gjashtë kryeministrave.
Takimi i fundit i kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor u mbajt më 24 maj në Bruksel, gjithashtu në iniciativë të Mogerinit.