Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev si mandatar do të merr pjesë në takimin e nesërm joformal të kryeministrave të gjashtë vendeve të Ballkanit në Bruksel, takim të cilin e organizon Përfaqësuesja e për politik të jashtëm dhe siguri në BE, Federika Mogerini.
Ftesa deri tek Zaev është dërguar në cilësinë e të “përcaktuarit për kryeministër”.
Shqipëria në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, Serbi nga Aleksandar Vuçiq, Mali i Zi nga Dushko Markoviq, Kosova nga Isa Mustafa dhe Bosnja dhe Hercegovina nga Deniz Zvizdiq.

