Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Venko Filipçe, ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate Gjermane, prej nga tha se do t’i mbrojë pozicionet e Maqedonisë dhe se fjala “modern” prapa gjuhës nuk duhet të kalojë.
“Gjuha dhe identiteti nuk kanë qenë dhe asnjëherë nuk duhet të jenë objekt sqarimi shtesë. Ato janë të definuara qartë në të gjitha dokumentet e Bashkimit Europian, dhe gjuha maqedonase është tashmë një nga gjuhët zyrtare të Unionit – e pastër, pa shtesa – dhe kjo duhet të mbetet kështu. VMRO-DPMNE paraqitet si parti mbrojtëse e fortë e çështjeve identitare, por nuk shoh që këtë po e dëshmojnë me vepra. Qeveria duhet ta vendosë këtë betejë si prioritet. Koha është e shkurtër dhe duhen përpjekje të përbashkëta, maksimale, për të refuzuar amendamentin, i cili çdo ditë e më shumë rrezikon të miratohet. Dhe dua nga këtu, nga Berlini, të theksoj edhe një gjë – që qëndrojmë plotësisht të hapur dhe të gatshëm për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, që të bashkojmë forcat dhe më në fund të tregojmë qartë se ku janë vijat e kuqe për Maqedoninë”, theksoi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
Data 09.11.2026
Aktuale
- Çfarë ndodh kur ka një kërcënim për bombë në një avion?
- Araghchi mesazh për Shtëpinë e Bardhë: Koha që të zgjidhni t’i jepni fund luftës ose ta vazhdoni atë
- Denoncimi i Gazment Bardhit: Balluku ka shpenzuar mijëra euro në një klinikë estetike. Ka akuzat më të rënda, por sërish vjen në Kuvend
- Rusia: Kemi goditur nënstacionet e energjisë në Ukrainë dhe tre anije në Detin e Zi
- Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim
- Lamtumira e fundit për Rinesancën, familja njofton datën e varrimit
- Privohen nga liria dy persona nga Velesi, policia sekuestron marihuanë, tableta dhe peshore digjitale
- 19 vepra penale për vozitje të pakujdesshme në trafik, 17 persona të ndaluar brenda 24 orëve



