Dëshiroj, disa të mos shfrytëzojnë një çështje nga politika e jashtme për përdorim të brendshëm politik. Sepse shoh se ekziston tentim për ndërlidhje të rastit me
diplomatët rusë, me sipas mendimit tonë, reagimet e arsyeshme që ekzistojnë te shumica e shoqërisë greke për çështjet e Marrëveshjes së Prespës, tha kryetari i Demokracisë së Re, Kirjakos Micotakis në konferencë për shtyp në Kretë, duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me ngjarjet e fundit tëmarrëdhënieve greko – ruse.
Micotakis tha se partia opozitare nuk ka pasur kurrfarë njoftim zyrtar nga Qeveria për çështjen konkrete, por sipas asj që dihet, “nëse në të vërtetë ka ekzistuar intervenim në çështjet e brendshme të vendit, atëherë Greqia duhet të reagojë në mënyrë efektive dhe vendimtare”, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Lideri i Demokracisë së re, megjithatë, nuk i pranon pohimet se grekët të cilët kanë protestuar kundër Marrëveshjes së Prespës janë motivuar nga faktorë të tretë.
“Të mos i përziejmë të dyja çështjet. Dukshëm, shoqëria greke nuk ka reaguar për Marrëveshjen, sepse është nxitur nga dikush. Ka reaguar për Marrëveshjen sepse është marrëveshje e keqe, sepse Ciprasi dhe Koxiasi ua lanë kombësinë maqedonase dhe gjuhën maqedonase vendit fqinj, i cili feston për atë dhe sipas kësaj, mundem plotësisht të kuptoj pse shumica e shoqërisë greke është kundër kësaj marrëveshje”, tha Micotakis.
Lidhur me zgjidhjen midis Maqedonisë dhe Greqisë, lideri i Demokracisë së Re edhe një herë e përsëriti qëndrimin e partisë së tij se nuk pajtohen me Marrëveshjen dhe nuk do të votojnë për ratifikimin në Parlament. Njëherit, shmangi të komentojë “çfarë do të mund dhe çfarë nuk do të mund të ndodhë në
referendum” tek ne.
Data 28.08.2025
Aktuale
- EMRAT/ Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima dhe autori i dyshuar
- Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia dhe mbushje të rezervave me grurë vendas
- “Në asnjë vend të BE s’ndodh një ndërhyrje kaq skandaloze!”- Gazetari për Vetting: Në njërën godinë shkallmuan dyert! Te tjetra s’dihet çfarë kanë bërë
- Orce Gjorgjievski: Ljubljana, partner strategjik për zhvillimin e Shkupit
- Fetai: BDI po sulmon egër personalitetin tim, por unë kurrë nuk kam pasur bashkëpunim apo kompromis me ta
- Përparimi i Kosovës: Mbështetje e re nga BE për administratën publike
- Komuna e Sarajit do të ketë Wi-Fi falas përmes iniciativës WiFi4WB
- Automjeti përplas të miturën në Ballsh, shoqërohet shoferi! 7-vjeçarja dërgohet me urgjencë në spital