Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, në kushte krejtësisht tjera e më moderne arriti t’i heqë copat e mbetura nga granata që e goditi gjatë luftës, 23 vjet më parë.
Shyti iu nënshtrua para disa ditëve një operimi dhe me sukses arriti që t’i largojë mbetjet e granatës.
Shokët e tij i qëndruan pranë si gjatë luftës e ashtu edhe këtë të shtunë.
Ferid Berisha, ka publikuar pamje teksa në kushte të jashtëzakonshme lufte Bekim Shyti u trajtua pas plagosjes nga granata, teksa Shefqet Loshaj nga vizita që i bëri tani kur operimi ishte kryer me sukses.
Sipas bashkëluftëtarëve të Bekimit, Operacionin e nderlikuar e ka realizuar ortopedi dhe traumatologu Florin Ramadani nga Kumanova, mjek me karrierë të pasur ndërkombëtare në Austri, transmeton Almakos.
Kush është dr. Florin Ramadani?
Shkollimi dhe përvoja profesionale:
1966 – 1974 Shkollimi fillestar, Kumanovë, Maqedoni
1974-1978 Gjimnnazi „Goce Dellçev“ Kumanovë, Maqedoni
1981-1982 Kursi i gjuhës rumune, Krajovë, Rumani
1982-1987 Studimet e medicinës në Universitetin e Krajovës, Rumani
15 Shtator 1987 Promovimi „Doktor i Medicinës“ në Universitetin e Krajovës, Rumani
1988-1989 Shërbimi ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë në Sentë, Vojvodinë
1989-1991 Mjek-Asistent në klinikën e kirurgjisë të klinikës universitare të Universitetit të Prishtinës në Kosovë
Shtator 1992 Nostrifikimi i titullit akademik „Doktor i Medicinës“ në fakultetin e Mjekësisë në Innsbruck, Austri
1994-1995 Mjek i përgjithshëm në spitalin e përgjithshëm publik të motrave të nderit të kryqit të shenjtë në Wels, Austri (A. Ö. Krankenhaus der Barmherzigen Schwestern vom Hl. Kreuz, Wels)
1995-2000 Mjek në specializim të traumatologjisë në spitalin e përgjithshëm publik të motrave të nderit të kryqit të shenjtë në Wels, Austri (A. Ö. Krankenhaus der Barmherzigen Schwestern vom Hl. Kreuz, Wels)
2000-2002 Specialist i traumatologjisë në klinikën e motrave të nderit në Wels, Austri
Janar 2002 Emërim si „Mjek i lartë“ në klinikën e motrave të nderit në Wels, Austri
Janar 2006–Dhjetor 2007 Zëvendës i udhëheqësit të repartit të traumatologjisë në klinikën e motrave të nderit në Wels, Austri
Janar 2008 Ushtrues i detyrës udhëheqës i repartit „Traumatologjia I“ në klinikën Wels-Grieskirchen, Austri
Shkollime të mëtutjeshme dhe aktivitete shkencore:
01-20 tetor 2000 Qëndrimi në klinikën „Carl Gustav Carus“, klinika dhe poliklinika për traumatologji dhe kirurgji restauruese nën udhëheqjen e Prof. Dr. med. Hans Zwipp
19 Shkurt-24 Mars 2005 Qëndrimi në „Institut for Foot and Ankle Surgery“ und „Department of Veterans Affairs- Chicago Medical Center” nën udhëheqjen e Prof. Dr. John F. Grady, Chicago, USA
13-19 Mars 2005 Qëndrimi në „American College of Foot & Ankle Surgeons “Stanford University Hospital” nën udhëheqjen e DPM Amol Saxena
Tetor 2004-Dhjetor 2007 Studimet e doktoraturës në „Universitatea de Medicina si Farmacie Victor Babes“, Temishvar, Facultatea de Medicina Generala, në Temishvar, Rumani, me temën”Trajtimi i Osteoartropatisë periferike, Morbus Charcot me implantate këndstabile“ nën udhëheqjen e Prof. univ. dr. Horia Vermesan
14 Dhjetor 2007 Promovimi “Doktor i shkencave mjeksore”
Aktualisht Zhvillimi i implantatit për trajtimin e këmbës diabetike dhe deformiteteve tjera të këmbës
KlanKosova