Ilir Alimehmeti ka publikuar një studim, ku tregon se vaksina ruse, Sputnik V është më efekshme në kohë sa i përket variantit Omicron. Duke e krahasuar me atë të Pfizer, mjeku bën me dije se studimi në raporton me Pfizer, Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa
STUDIMI I PLOTE I PUBLIKUAR NGA ALIMEHMETI
❗ “Kërkimi shkencor do të thotë të shohësh atë çka ka parë gjithkush dhe të mendosh atë që s’ka menduar askush.”
Cit.: Prof. Albert Szent-Györgyi (Nobel 1937)
Kundrejt vaksinës Pfizer, vaksina Sputnik V rezulton të jetë më e efektshme në kohë për sa i përket neutralizimit të variantit Omicron!
Studimi i prepublikuar më 19 Janar 2022 është kryer nga dy institute kërkimore prestigjioze:
Instituti Kombëtar i Sëmundjeve Infektive “Lazzaro Spallanzani” (Itali) dhe
Qendra Kombëtare e Kërkimit për Epidemiologjinë dhe Mikrobiologjinë “N F Gamaleya” (Rusi).
Pas krahasimit të antitrupave neutralizues të prodhuara ndaj Omicronit nga secila vaksinë dhe vëzhgimit se si ndryshon niveli i tyre në kohë, studiuesit vunë re se:
Gjashtë muaj pas vaksinimit:
74.2% e personave të vaksinuar me Sputnik V kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
56.9% e personave të vaksinuar me Pfizer kishin antitrupa neutralizues kundër Omicron.
Rënia e antitrupave ndaj variantit Omicron në krahasim me variantin origjinal (Ëuhan-Hu1) ishte:
8.1 herë rënie te personat e vaksinuar me Sputnik V, kundrejt
21.4 herë rënie te personat e vaksinuar me Pfizer.
Si rrjedhojë, mund të konkludohet se, në krahasim me Pfizer:
Sputnik V prodhon rreth 2.1 herë më shumë antitrupa neutralizues në total
Sputnik V, pas 3 muajve, mban 2.6 herë më shumë antitrupa neutralizues pas 3 muajve.
Përfundimet e autorëve:
Ulja e antitrupave neutralizues kundër Omicron është vënë re në shumë vaksina anti-COVID-19, disa prej të cilave nuk demontrojnë fare neutralizim.
Sot duket se nevoja për dozat e treta (booster) duket qartë.
Qasja më efektive është përdorimi i vaksinimit me booster heterolog, që është përdorur në mënyrë pionere nga Sputnik V.
Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT
Akademia e Shkencave të Shqipërisë



