Policia ka dhënë detaje për arrestimin e mjekut në Vushtrri për marrje ryshfeti.
Ai dyshohet se ka kërkuar 10 deri në 50 euro për të lëshuar raporte për pushime mjekësore.
Ai është dërguar në mbajtje.
“MARRJA E RYSHFETIT& KEQPËRDORIM I POZITËS APO ATORITETIT ZYRTAR- Vushtrri / 19.08.2025 – 2025. Më 28.10.2025 nga njësitë relevante të policisë është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale të cekura më lart. Dyshohet se i dyshuari qëllim të përfitimit personal për shërbime të ofruara nga pacientët kishte kërkuar dhe pranuar shuma të ndryshme të hollave nga 10 deri 50 euro për të ju lëshuar raporte për pushime mjekësore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”


