ersonat të moshës deri në 18 vjet familjet e të cilave janë shfrytëzues së ndihmës sociale në para nuk do të paguajnë participim gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore.
Këtë vendim sot në seancë e mori Qeveria, ndërsa sot e elaboroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili së bashku me ministren e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska dhe kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski e vizituan organizatën civile “Lil”, e cila e ngriti nismën që këta persona të lirohen nga pagesa e participimit.
“Me këtë presim të rritet qasja e shërbimeve shëndetësore dhe të kursehet ky grup i rrezikuar nga shpenzime shtesë financiare gjatë realizimit të së drejtës për mbrojtje shëndetësore. Këta të rinj falas do të kurohen në të gjitha institucionet shëndetësore publike, veprimtari konsultative dhe spitalore. Bëhet fjalë për program të cilin do ta zbatojë Ministria e Shëndetësisë me të cilën do të përfshihen 20.000 persona dhe nga buxheti janë ndarë 20 milionë denarë”, tha Filipçe.
Ministrja Carovska theksoi se bëhet fjalë për masë humane e cila do të jap cilësi në jetesën e familjeve marrës së ndihmës sociale në para. Lirimi nga participimi për shërbime shëndetësore, kurim spitalor dhe veprimtari konsultuese specialiste”, theksoi Carovska, janë mbështetje shtesë dhe e rëndësishme për familjet të cilat marrin ndihmë sociale në para.
“Për ne si Qeveri çdo fëmijë është i rëndësishëm dhe çdo fëmijë duhet të ketë të drejtë të zhvillohet dhe rritet në kushte të shëndosha dhe përkatëse. E dimë se mbrojtja shëndetësore ende është në nivel të ndjeshëm për këtë shkak se trashëguam një sistem të shkatërruar. Me uljen e shpenzimeve mbesin më shumë mjete për jetë”, tha Carovska.
Kryetari Naumovski e përshëndeti masën dhe tha se përmes sigurimit të mbrojtjes pa pagesë shëndetësore për personat e moshës deri në 18 vjet familjet e të cilëve janë shfrytëzues së ndihmës sociale në para, zgjidhet një segment nga mbrojtja shëndetësore.
Nga organizata “Lil” e përshëndetën vendimin dhe theksuan se familjet shfrytëzues të ndihmës sociale tashmë nuk do të mendojnë nëse t’i dërgojnë fëmijët e tyre në mjek dhe nëse kanë mjete ta paguajnë shërbimin shëndetësor.