Arben Labënishti
Partitë politike, me maska që tentojnë ta fshehin vetveten dhe me fytyra të verteta, si një mjegullnaj e kanë zënë mjedisin tonë politik. Ata synojnë ta ruajn dhe shtrin ndikimin tek elektorati, që me votën e tij të jep pushtetin. Varesisht nga zotësia e mendjes dhe informacioni që secili ka për ata, shprehja e këtyre maskave dhe fytyrave mund të perceptohet, si: lajkatare, mashtruese, e ftohtë, tërheqëse, dashamirëse,…
Pa mëdyshje, mund të thuhet se politika shqiptare dhe elita jonë intelektuale, kanë individë dhe grupacione me tipare të përshtatshme për ta goditur popullin e vet tek shpresa për të nesërmen – ta tronditin dhe çorientojnë atë për të ardhmen të pergjegjshme, të lirë dhe të dinjitetshme.
Portretet të politikës dhe elites sonë intelektuale, përbëhen nga: hipokritë dhe arriviste; egoist dhe megaloman; demagogë dhe apologjetë; smirzinjë dhe intrigantë; intelektualë të ligë dhe pseudointelektualë; ateistë dhe kriptoateistë; konformistë dhe medioker; individë në varesi dhe kontroll të çarçeve antishqiptare; profesionist të mirë me virtyte morale dhe besimtar të devotshëm.
Një pjesë e madhe e politikanëve dhe intelektualëve, i kanë të përziera disa nga këto tipare ligësish, dhe me aktivitetin e tyre e kanë dëmtuar dhe vazhdojnë ta demtojnë procesin e zgjidhjes së drejtë dhe vizionare të çeshtjes shqiptare, në raport me maqedonët dhe shtetin. Vetëm profesionistët e mirë, me virtyte morale dhe besimtarë të devotshëm, munden ta hapin rrugen dhe të na nxjerrin nga katandisja politike dhe sociale ku na ka mbërthyer klasa politike e sotme.
Eshtë e kuptueshme, se ashtu si populli edhe politika, nuk mundet të pretendohet të jetë e pastër në tërësi, nga njerëzit të cilëve ju mungojnë njohurit dhe virtyti moral. Por, është shqetësuese, se kjo kategori politikanësh dhe intelektualësh, janë me shumicë në drejtimin e politikës dhe institucioneve.
Një mjedis politik dhe intelektual, ku sundojne të pakaraktershmit, mediokrët dhe të papërgjegjshmit, përbën terenin e përshtatshëm që pesha e politikës shqiptare nesër të jetë në ose nën nivelin e sotëm të perfaqësimit të interesave të shqiptarëve. Këtë, e mbështes tek problemet domethënëse të politikës, të elitës intelektuale, medjave dhe ndërgjëgjesimit aktual të popullit shqiptar, të cilët përbëjne treguesit e krizës dhe varfërisë sonë politike, si:
– Zënja e strukturave drejtuese të BDI-së dhe të pozicioneve të saj në qeverisjen e shtetit, nga individë dhe klane të korruptuara dhe dallaverexhinj. Por, edhe tek mungesa brenda strukturave të BDI-së e hapësirës dhe potencialit njerëzor për t’u vetë reformuar ajo.
– Mungesa e entuziazmit dhe vullnetit, të drejtuesve të partive opozitare për t’u unifikuar rreth një platforme politike, si pasoj e egove, intrigave, meskinitetit, smirës dhe ndikimeve të natyrave të tjera, të cilat e bëjnë opozitën patetike dhe pak të besueshme për elektoratin.
– Prononcimet dhe debatet në mes të politikanëve, intelektualëve, analistëve dhe gazetarëve, të mbushura me sharje, fyerje dhe ofendime, të cilat rrezikojn të eskalojn në konflikt të dhunshem.
– Varfëria e përballjes së politikanëve, duke argumentuar programet dhe platformat politike, si veprim moral dhe racional i domosdoshëm për komunikim me popullin, legjitimim të tyre dhe mbarvajtje të politikës.
– Krijimi i mendimit dhe veprimit intelektual, për problemet të cilat lidhen me politikën, jo mbi baza shkencore dhe nivel inteligjent, por mbi rrafshin e konformizmit, mediokritetit dhe inateve.
– Veprimet e shpeshta të njëanshme, tendencioze dhe të porositura të mediave, të cilat kanë peshë domethënës për krijimin e opinjoneve dhe orientimin e politikave në interes të klaneve, çarçeve dhe individëve të caktuar.
– Frikës, konformizmit dhe paditurisë së një pjese jo të vogël të popullit, për të vërteten e politikës. Por, edhe demotivimit të një pjese të elektoratit që të dali të votoj.
– Interesimi dhe aktiviteti i çarçeve antishqiptare që të ulet sa më shumë pesha e politikës shqiptare, duke vepruar në teren të cilin ja ka bër të përshtatshëm vet politika shqiptare, pa perjashtuar edhe mundësin e provokimit të dhunës nga ata.
– Rrezikut të ndarjes së zonave elektorale në dëm të shqiptarëve.
– Dyshimit tek serioziteti dhe korrektësia që do të ketë procesi i pastrimit të listave.
Me këtë katandisje të politikës shqiptare, elitës intelektuale dhe medjave, rënja e peshës së politikës shqiptare do të shprehet, si:
– Ulje sasiore e deputetëve shqiptar në parlament.
– Fragmentizim i deputetëve shqiptar në parlament.
– Pamundesi që opozita shqiptare në parlament të formoj grup
parlamentar.
– Ruajtje e nivelit aktual ose rënje e cilësise se deputetëve
shqiptar në parlament.
– Rënje e nivelit të përfaqësimit sasior të shqiptarëve në
qeverisje.
– Mosndryshim ose ulje e nivelit të cilesise së përfaqësimit të
shqiptarëve në qeverisje.
Nga arsyetimi i mësipërm, është e kuptueshme se ky mjedis politik, intelektual dhe mediatik, i shërben vetëm egoizmit të tyre dhe çarçeve antishqiptare.
Elektorati i zhgenjyer nga BDI-ja dhe PDSH-ja, nuk duhet te ngeli ne udhekryqin e mungeses se nje alternative me platforme dhe struktura vizionare, te perkushtuara dhe te moralshme, e cila do t’ju ngjallte shpresen e perfaqesimit progresist dhe dinjitoz!
Mendoj se, një bashkim opozitar, me profesionist të mirë, me njohuri dhe virtyte morale, që do të vijn nga politika aktuale, elita intelektuale në vend dhe nga mergata jone, nuk duhet të jet mision i pamundur. Procesi i ndërtimit të një mjedisi të përshtatshëm, për edukimin dhe konsolidimin moral dhe profesional, të një brezi të ri me ndërgjegje të shëndosh kombëtare që duhet ta sjelli ndryshimin, duhet të filloj tani!
Mjegullnaja që ka zën mjedisin tonë politik, ështe përplot me të djallëzuar!
Kujdes…!