Tema për fluksin eventual të emigrantëve në Maqedoni dhe mundësia që numër i madh i tyre të akomodohen në vend për një periudhë më të gjatë, e cila shënoi pjesë më të madhe nga viti i kaluar, u hap pasi që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në korrik publikoi propozim-projekt dhjetëvjeçar të Strategjisë për integrim të refugjatëve dhe të huajve dhe Planit aksional për integrim të refugjatëve.
Partitë opozitare e kanë shfrytëzuar publikimin e këtyre dokumenteve që ta akuzojnë Qeverinë se dëshiron të pranojë numër të madh të emigrantëve në vend. Nga VMRO-DPMNE theksuan se me to Maqedonia nga një vend transit bëhet vend i qëndrimit të përhershëm të këtyre personave dhe margjinalizohen qytetarët e Maqedonisë. Theksuan se dokumentet mundësojnë lehtësim të dhënies së shtetësisë së këtyre personave, akomodim të tyrin dhe ndërtim të banesave, lagjeve, ndërtesave, qasja e tyre e mëtutjeshme e lehtësuar në kopshte, shkolla në llogari të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, akuzat e këtilla i cilësojnë si përhapje tendencioze të frikës në opinion nga refugjatët, duke theksuar se ky është vetëm udhërrëfim pa kurrfarë akte detyruese drejt cilësdo qoftë ministri ose institucion. Dokumente të këtilla, theksuan ka pasur edhe më parë dhe se aktualet bëhen vetëm ndryshime të caktuara. Opozita dhe këshilltarët nga radhët opozitare në komunat në Maqedoni inicuan edhe mbajtje të referendumit për parandalim të realizimit eventual të të parashikuarës në dy dokumentet. Pjesa më e madhe e komunave votuan nevojë për mbajtje të referendumit rreth kësaj çështje dhe kërkuan që ato të mbahen bashkë me mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
Në fund të shtatorit vitin e kaluar KSHZ-ja se referendumet nuk mund të mbahen së bashku me zgjedhjet lokale dhe kërkoi nga 12 komuna të ndërpresin aktivitetet për përgatitje dhe organizim të zgjedhjeve lokale për emigrantë deri në prononcimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo i përket Koçanit, Shtipit, Gjevgjelisë, Kavadarit, Negotinës, Velesit, Manastirit, Prilepit, Radovishit, Ohrit, Aerodromit dhe Gazi Babës ku këshillat morën vendime për mbajtje të referendumit në ditën e njëjtë kur edhe zgjedhjet lokale, vendimet e të cilëve janë stopuar nga Inspektorati për pushtet lokal.