Kryetari i Demokracisë së Re, Kyriakso Mitsotakis tha se Tsipras dhe Kammenos sot në Bruksel Maqedonisë ia hapën dyert për integrim në NATO. Lideri i partisë më të madhe opozitare, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj qeverisë në lidhje me ftesën për Maqedoninë për anëtarësim në NATO.
“Sot në Bruksel, zoti Tsipras dhe Kammenos shtetit tonë fqinj Shkupit ia kanë hapur dyert për integrim në NATO. Kështu, japin armën më të fort që kishte Greqia dhe ishte linja kombëtare për 27 vjetët e fundit. Partneri i koalicionit marrin përgjegjësi të mëdha dhe se populli së shpejti do t’i gjykojë” përfundoi ai.