Kreu i opozitës për demokracinë e re, Kirjaros Mitsotakis, bëri kritika të forta ndaj Alexis Cipras, sepse ai nuk i informoi partitë politike, as parlamentin as popullin grek përpara se të fillonin bisedimet për emrin me Maqedoninë. Ai vlerësoi se Csipras hyri në negociata pa asnjë mbështetje nga partneri i tij i koalicionit, dhe më keq se kaq , ai i ndau grekët, përcjell Almakos.
‘Çështja me Shkupin nuk është vetëm një çështje në politikën e jashtme. Ai i referohet vetëdijes sonë kombëtare, historisë sonë, dhe së fundi identitetit të grekëve. Unë përsëris atë që thashë disa ditë më parë “Nuk do t’i ndajmë grekët për të bashkuar Shkupjnët”, tha Mitsotakis.
Ai shtoi se Csipras vendosi të ecë vetëm dhe e urdhëroi që tani të mos kërkonte alibitë apo bashkëpunëtorët./Almakos

