Me bekimin e Patriarkut të Moskës dhe Gjithë Rusisë, Kirill, Mitropoliti i Volokolamskut Antoni, Kryetar i Departamentit të Marrëdhënieve të Jashtme Kishtare të Patriarkanës së Moskës, mbërriti në Shqipëri më 11 gusht 2025 për një vizitë pune.
Më 12 gusht, ai u prit në rezidencën zyrtare në Tiranë nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joan. Mitropoliti Antoni përcolli përshëndetjet vëllazërore të Patriarkut Kirill dhe e uroi Kryepeshkopin Joan për zgjedhjen dhe fronëzimin e tij si Primat i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, zhvilluar në mars të këtij viti.
Gjatë takimit u diskutuan çështje të marrëdhënieve ndërortodokse dhe ndërkombëtare, situata e Kishës kanonike në Ukrainë, si dhe perspektivat për forcimin e bashkëpunimit mes Kishës Ortodokse Ruse dhe asaj të Shqipërisë, sipas njoftimit të ambasadës ruse në Shqipëri.
Në përfundim të bisedës, palët shkëmbyen dhurata përkujtimore.