Rritja e rrogës minimale, ndërsa me këtë edhe rritja e rrogave në Maqedoni, si dhe rritje e kohëzgjatjes së marrëveshjeve për punësim në kohë të caktuar nga të tanishmet pesë, në dy ose tre vite, janë pjesë e punëve ku do të përqendrohet Propozim-protokolli për përparim social, i përgatitur nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë.
Me këtë dokument parashikohet edhe hapja e debatit dhe analizave për zgjerim të rregullores për stazh të beneficuar, posaçërisht për punëtorit në ndërtimtari, industrinë e tekstilit, komunikacion, hekurudha, pylltari…
“Rrogat janë një nga segmentet më të rëndësishme, duke marrë parasysh faktin se analizat tona treguan se gati 60 për qind nga të punësuarit marrin deri 20.000 denarë, vetëm 3,2 për qind marrin rrogë mbi 30.000 denarë, ndërsa mbi 40 për qind janë me rrogë prej 12.000 deri 15.000 rrogë. Përcaktimi themelor është ta hapim procesin e rritjes së rrogave në Maqedoni”, deklaroi Zhivko Mitrevski në promovimin e sotëm të Propozim-protokollit për përparim social.
Ai pret që rroga minimale të rritet deri 20 për qind, që do të jetë parakusht për rritjen edhe të rrogave tjera në shtet.
Sipas LSM, duhet të përforcohet edhe siguria e vendeve të punës, respektivisht marrëveshjet në kohë të caktuar, të cilat tani lidhen në kohëzgjatje prej pesë viteve, të jenë maksimum dy deri tre vite.
Propozim-protokolli për përparim social është pranuar nga Këshilli ekonomiko-social, ndërsa, siç paralajmëroi Mitrevski, do të dorëzohet edhe deri te qeveria e re pas formimit të saj.