Në seancën gjyqësore të rastit “Mitmarrja”, ku I akuzuar është kryeministri Zoran Zaev , u lëshua video-incizimi i shkurtër që ishte shfaqur në Youtube. Me shikimin e videos përfundoi procedura e dhënies së dëshmive. Seanca e ardhshme është caktuar më 15 maj ku do të thuhen fjalët përfundimtare. Videoja e plotë, përsëri, për të cilën Zoran Zaev akuzohet për pranim të ryshfetit, ka qenë e lëshuar edhe në seancën e më hershme pa pranin e publikut. Zaev kërkoi që në masa të veçanta hetimore që të lëshohet në publik, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi këtë.
Për rastin “Mitmarrja”, Zaev akuzohet se gjatë periudhës që ka udhëhequr me komunën e Strumicës ka kërkuar nga biznesmeni i Strumicës Ivan Nikolov mito prej 160 mijë eurove për legalizimin e një toke.

