Qytetarëve iu premtua jetë, por morën apati, ka thënë në emisionin “360 gradë” në Alsat, Marija Miteva, anëtare e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Duke folur për transparencën partiake dhe besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror, Miteva tha:
“Duhet të pyesim veten pse qytetarët kanë besim të ulët në radhë të parë në shtetin dhe sistemin shtetëror dhe kjo reflektohet te partitë. Sepse kemi periudhë të gjatë në të cilën ndodhin shumë polarizime të shoqërisë. Ne kemi premtimin e jetës dhe sjelljen e apatisë. Dhe është e vështirë që pas apatisë të tentohet të futet besimi tek qytetarët”, tha Miteva.