Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së rregullt të mbajtur nga Këshilli Komunal – me votat e VLEN dhe Listës Merko.
Zgjedhja e Stefoskit ka nxitur reagime të menjëhershme politike. Për këtë zhvillim ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, i cili përmes një deklarate ka shprehur kritika të ashpra.
“Edhe Struga viktimë e pazarave alla Rrahman Morina. Çdokush e ka të qartë, këta janë në gjendje të bëjnë gjithçka, të shesin gjithçka, të gëlltisin gjithçka e të na fyejnë inteligjencën me kuazi leksione kombëtare!” – ka shkruar Ademi.


