Rami Mislimi
A është më mirë që shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit sesa pas VLEN-it dhe BDI-së?
A e dini se shumë biznese shqiptare po trokasin te dera e kryeministrit Mickovski për të kryer punë, për të marrë punë?
A e dini se shumë qytetarë shqiptarë po kërkojnë ndihmë edhe te një roje – anëtar i VMRO-së, e jo te një drejtor shqiptar?
A e dini se bizneset dhe qytetarët kanë provuar të kryejnë punë nëpërmjet VLEN-it, pra nëpërmjet ministrave, drejtorëve dhe funksionarëve, por nuk kanë arritur kurrë të kryejnë asnjë punë?
A e dini se qytetarët kanë humbur shpresën te BDI-ja se mund të rikthehet në pushtet?
Nëse i dini të gjitha këto, atëherë shtrohet pyetja: A është më mirë që të gjithë shqiptarët të reshtohen pas Mickovskit?


