Misioni i SHBA-ve në OSBE ka vlerësuar se amerikanët janë të zhgënjyera nga fakti se presidenti i Maqedonisë Gjorgje Ivanov refuzoi mundësinë që të formohet një qeveri e re nga deputetët të cilët kanë një shumicë të pastër. Përfaqësuesja amerikane Kate Byrnes ka deklaruar gjatë takimit me kryediplomatin maqedonas Nikolla Poposki, se ky veprim i presidentit është në kundërshtim me angazhimet e OSBE-së, parimet bazë të demokracisë dhe sundimit të ligjit.
“Si një partner strategjik dhe mik i Maqedonisë, dhe me respektim të plotë të sovranitetit dhe unitetit të saj, Shtetet e Bashkuara i bëjnë thirrje presidentit Ivanov që të rishikojë vendimin e tij”, theksohet në reagimin e këtij misioni.
Në reagimin e SHBA-ve u bëhet thirrje qeverisë, liderëve politikë dhe partive politike që të përmbahen nga sulmet mbi organizatat e shoqërisë civile dhe të sigurojnë kushte dhe të mbështesin subjektet e pavarura dhe institucionet të kryejnë punën e tyre si dhe të shmangin retorikën që ndez tensionet. /SHENJA/