Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe koordinimit të ekipeve të Kryqit të Kuq dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, dy persona u gjetën menjëherë në shpatijet e Vodnos dhe u transportuan menjëherë në mënyrë të sigurt në qytetin e Shkupit, informojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Në numrin e emergjencës 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza, sot është lajmëruar zhdukja e një personi mashkull, një shtetasi polak, në shpatijet e malit Vodno.
Menjëherë pas marrjes së raportit, qendra operative kujdestare e QMK-së njoftoi institucionet kompetente. Ministria e Punëve të Brendshme është mobilizuar për të formuar një ekip të posaçëm kërkimi, në aksion janë përfshirë edhe ekipe nga Kryqi i Kuq.
Përveç kësaj, siç informojnë nga QMK-ja, në terren tashmë janë një ekip për mbrojtje dhe shpëtim nga DMSH.