Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misjallovski sot u takua me Karl Ford, drejtor për planifikim të mbrojtjes në Aleancë dhe udhëheqës i ekipit të NATO-s që është pjesë e bisedimeve të rregullta vjetore bilaterale për mbrojtjen midis NATO-s dhe Maqedonisë.

“Vazhdojmë të investojmë në Armatë, për të forcuar gatishmërinë e saj luftarake dhe për të përmbushur objektivat e aftësive të NATO-s. Me një Armatë të fortë, ne gjithashtu kontribuojmë në forcimin e sigurisë kolektive të Aleancës. Në kohë sfidash gjeopolitike globale, uniteti dhe aleanca janë mënyra më e mirë për të garantuar sigurinë e rajonit dhe zonën euroatlantike”, njoftoi Misajllovski në profilin e tij në Fejsbuk.


