Në seancën e 27-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të mbajtur më 25.12.2017 u miratua Deklarata për përshpejtimin e proceseve reformuese dhe integruese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO pa asnjë votë kundër, dhe pa asnjë votë të përmbajtur.
Kjo Deklaratë ishte Propozim i Komisionit për Çështje Evropiane e nënshkruar nga ana e të gjithë partive politike të përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në frymën e konsensusit.
Njëkohësisht, Ju njoftoj se kjo Deklaratë buron nga obligimet e ndërmarrë në kuadër të prioriteteve urgjente të reformës nga viti 2015, përfshirë edhe Rekomandimet e grupit të ekspertëve të lartë për çështjet sistematike të Sundimit të së drejtës të z. Pribe, si dhe nga obligimet e Marrëveshjes së Përzhinos.