Raporti i fundit i publikuar nga Komisioni Evropian i konstaton fundamentet e mira të politikave ekonomike që i zbaton Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe projeksionet për ulje të papunësisë.
Këtë sot e deklaroi ministri i Financave, Kiril Minovski, i cili theksoi se në pajtim me Raportin parashihet ulje e shkallës së papunësisë në periudhën në vijim, e cila në vitin 2018 do të paraqiste 22 për qind që është projeksion identik me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë.
“Ky është edhe një konstatim për masat e suksesshme aktive të tregut të punës që Qeveria i zbaton me qëllim që të stimulohet punësimi së bashku me të gjitha aktivitetet që i kemi ndërmarrë në drejtim të nxitjes së investimeve”, theksoi Minoski.
Duke shtuar se në Raport janë notuar edhe shkallët e rritjes së BPV-së për vitin e ardhshëm, sipas të cilit preitjet janë se ekonomia e Maqedonisë do të rritet me shkallë prej 3,2 për qind, tha se paraprakisht projeksionet e Qeverisë ishin mjaft konservative dhe paraqisnin 3 për qind, përderisa i institucioneve të tjera relevante financiare si FMN projeksioni paraqiste 3,5 për qind.
Sipas tij, këto parashikime para së gjithash janë rezultat i pritjeve të lëvizjeve të konsumit, rritjes së eksportit në periudhën e ardhshme që i referohet kryeissht aktiviteteve në ZZHTI, si dhe të investimeve kapitale të cilat janë paraparë në Buxhet për vitin 2017.
Realizimi, theksoi Minoski, në të gjitha këto projeksione në masë të madhe varet edhe nga ajo që do të ndodhë në planin politik dhe zgjidhjen e krizës politike në RM.