Ministrja e Punëve të Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi vizitën e saj të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Nga Shkupi ajo bëri të qartë se përdorimi I gjuhës shqipe është i detyrueshëm, në një kohë kur diskutimet atje janë të forta nëse duhet të jetë apo jo gjuhë zyrtare.
Ndërsa në Maqedoninë e Veriut diskutimi nëse gjuha shqipe do të jetë apo jo në vazhdimësi gjuhë zyrtare, në vendin ku shqiptarët janë komb shtet shtetformues, ministrja e Jashtme Elisa Spiropali në Shkup e bëri të qartë se respektimi i gjuhës shqipe nuk mund të vihet në diskutim.
‘Respektimi i gjuhës shqipe, identiteti etnik dhe përfaqësimi i drejtë janë detyrime që duhet repesktuar plotësisht dhe pa ekuivoke. Këtë qëndrim dhe pikëpamje Shqipëria e ka në mënyrë të paekuivvoke sa I takon marrëdhënieve me qeverinë mike të maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj’, tha ajo.
Në konferencën e përbashkët me homologun e saj Timco Muncuski, të dy diplomatët treguan gatishmërinë për konsullatat të reja në vendet respektive.
‘Diskutova për hapjen e një konsullate të Shqipërisë në Bitola, qytetin e Manastirit ku u arrit vendimi për njësimin e gjuhës shqipe. Kjo kërkese vjen si rezultat I hapjes së konsullatës shqiptare ne Strugë dhe vullnetit të RMV për konsullatë në Korçë, për të cilën jeni të mirëpritur’, tha ajo.
‘Shqipëria hapi konsullatë të përgjithshme në strugë vitin e kaluar ndërsa ne jemi të lumtur që në 2026 të hapim një konsullatë ne Korçë’, tha Timco Muncuski.
Të dy ministrat treguan për mbështetjen reciproke në procesin e integrimit evropian, ku dy vendet aspirojnë të anëtarësohen me të drejta të plota.


