Ministrja e vetëqeverisjes lokale Shyrete Elezi ka bërë apel që urgjentisht të vazhdohet mandatit kryetarëve të komunave dhe anëtarëve të këshillave.
“Prej nesër kryetarët dhe këshillat e të gjitha komunave janë pa status të definuar juridik, ndërsa qytetarët janë në dilemë a do të mund t i realizojnë të drejtat e tyre para organeve të njësive të vetëqeverisjes lokale, nëpërmjet procedurave të cilat i kanë filluar apo kanë nevojë urgjente nga ajo. Administrata lokale dhe shërbimet publike të nivelit lokal janë të brengosur për pagat e tyre, si dhe për mënyrën se si në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë t i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë të pandërprerë, në shërbim të qytetarëve”, thuhet në komunikatën e ministres Elezi.
Ajo poashtu ka bërë apel që në këto momente dramatike për funksionimin e pushtetit lokale dhe sigurimin e shërbimeve themelore për qytetarët, “të mos humbet kohë në bisedime të gjata për terminin e mbajtjes së zgjedhjeve , por menjëherë të ketë qasje me ndryshime ligjore me të cilat para se gjithash do të mundësohet funksionim i organeve të komunave dhe në mënyrë të pa ndërpre të ofrohen shërbimet lokale”.

