Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë njofton publikun se dënon çdo akt të dhunës apo çdo formë tjetër të sjelljes që rrezikon gjendjen fizike dhe psikologjike të punonjësve në Qendrat për Punë Sociale.
Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e detyrave të punonjësve të këtyre qendrave, të cilët janë të ekspozuar çdo ditë ndaj rrezikut për shëndetin dhe jetën e tyre, dhe në drejtim të mbrojtjes së tyre, Ministria nisi procesin për sigurimin fizik të të gjitha qendrave dhe institucioneve publike të mbrojtjes sociale në nivel shtetëror para se të ndodhte incidenti i pakëndshëm në Qendrën për Punë Sociale në Prilep. Ky proces është në fazën përfundimtare, që do të thotë se shumë shpejt do të shpallet edhe njoftimi publik për prokurimin publik, sipas Ministrisë.
Ministria apelon te të gjitha institucionet që të ndërmarrin masa të shpejta dhe efikase që bien në kuadër të kompetencave të tyre, për të siguruar sigurinë dhe mbrojtjen e punonjësve në vendet e tyre të punës.
• Ministria shpreh keqardhje për incidentin e papërshtatshëm në Qendrën për Punë Sociale në Prilep dhe dënon lëndimin e punonjëses , duke i dëshiruar shërim të shpejtë. Gjithashtu, shprehim bindjen se çdo gjë që bie nën kompetencat e ministrisë është duke u marrë dhe do të vazhdojë të merren masa të tilla edhe në të ardhmen, thuhet në njoftimin e Ministrisë për Politikën Sociale, Demografi dhe Rini.