10 March
Pavarësisht paqartësive të shumta mbi organizimin e zgjedhjeve lokale, ministria e Vetëqeverisjes Lokale nuk ka ndonjë strategji për të mos lejuar bllokimin e pushtetit lokal në rast të mos shpalljes së zgjedhjeve lokale. Ministrja Shyrete Elezi pret që partitë të merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve vendore para se të bllokohet funksionimi i komunave.
Ligji jonë është ligj sistemor i cili rregullon kompetencat e komunave por nuk rregullon çështjen e zgjedhjeve. Besoj se me vendimet që do t’i marrin partitë politike , aktet e zgjedhjeve janë të lidhura kryekëput me përzgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sigurisht që kemi menduar edhe për këtë drejtim, por do të shohim si do të zhvillohen rrjedhat e radhës nga vendimet dhe veprimet që do i sjellin partitë politike – tha Shyrete Elezi, ministre e Pushtetit Lokal.
Gjatë prezantimit të të dhënave për pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimet e komunave, që mbështetet nga ambasada zvicerane, ambasadorja e këtij vendin në Shkup foli për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjet lokale për të shmangur problemet e funksionimit të komunave.
Unë shpresoj se së pari Parlamenti do ta zgjidh këtë çështje dhe shpresoj se do të kemi zgjedhje mundet që ato të vonohen nga plani që ishte më parë por me rëndësi është që të mbahen ato – deklaroi Sibil Zuter Tehada, Ambasadore e Zvicrës në Maqedoni.
Afati i fundit për shpalljen e zgjedhjeve lokale skadoi të hënën, për shkak të mos funksionimit të Kuvendit ku ende nuk është zgjedhur kreu i këtij institucioni që duhet ti shpallë zyrtarisht zgjedhjet. Nëse votimet nuk mbahen deri në muajin maj, krerët e komunave dhe këshillat komunal nuk do të kenë më asnjë kompetencë.
Vjollca Aliti