Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të furnizonte 120 autobusë elektrikë ekologjikë për transportin publik, si dhe stacionet e karikimit për ta.
Bëhet fjalë për thirrjen publike të shpallur më 17 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 24 korrik 2025, ku vetëm një kompani paraqiti ofertë.
Pas vlerësimit të bërë, Komisioni përgjegjës për realizimin e prokurimit publik konstatoi se kompania nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara në thirrjen publike.
Ministria e Transportit bëri të ditur se në periudhën në vijim do të realizojë analiza shtesë lidhur me furnizimin me autobusë elektrikë ekologjikë dhe do ta informojë publikun në kohë.