Ministri i Shëndetësis Venko Filipçe sot ka informuar se kanë filluar procedurë për furnizimin e ilaçit për mukopolisaharidozës, sëmundje e rrallë kjo me të cilën është diagnostifikuar një 9 vjeçar në Maqedoni.
‘’Ilaçi për sëmundjen e rrallë të mukopolisaharidozës për herë të parë sigurohet dhe veçmë ka hyrë në planin për furnizime për këtë vit. Kjo diagnozë për herë të parë u gjet në regjistrin e sëmundjeve të rralla”, shtoi ministri Filiçe.
Ai gjithashtu theksoi se për zbatimin e procedures për furnizim me ilaçe për sëmundje të rralla vendos Komisioni për këto sëmundje në të cilin anëtar janë mjek të klinikave ku shërohen këta pacient. Ai informoi se kjo procedurë do të publikohet ditëve në vijim.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot gjatë konferencës për shënimin e ditës botërore të sëmundjeve të rralla, ka theksuar se prej 8.000 sëmundjeve në Maqedoni ilaç ka vetëm për 250.
Arbnora Memeti
Almakos.com