Ministria e Punëve të Brendshme: Disa të dhëna nga kërcënimet me bomba “të vendosura” – çojnë në disa vende të rajonit të Kaukazit
ZORAN BOJAROVSKI
Mesazhet në raportet e bombave të vendosura janë identike në të gjitha vendet e rajonit që janë përballur me këto kërcënime, modeli që po intensifikohet thuajse i njejtë të mërkurën, të enjten dhe të premten. Derisa është nisur një procdurë për dy autorët e dyshuar se kanë dërguar mesazhe përmes email-it me kërcënime për mjete shpërthyese të vendosura, janë treguesit e parë se hetimi për këto fenomene shqetësuese po jep rezultate.
A është vërtet kështu dhe a ka ndonjë përparim tjetër në hetim? A justifikohen deklaratat në opinion dhe në media se Ministria e Punëve të Brendshme nuk po bën sa duhet dhe se nuk po merr të gjitha masat për të zbuluar shkaqet e këtyre kërcënimeve?
CivilMedia kërkoi përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme për këto pyetje të rëndësishme dhe në takimin me përfaqësues të lartë të shërbimeve përkatëse në ministri, na u paraqit një informacion që thotë se perceptimi në opinion se policia nuk vepron, apo nuk vepron në mënyrë efektive, nuk është i saktë./Analiza e plotë