Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti diskutoi sot me drejtorin e zyrës së Bankës Evropiane për Investime (IEB) në Shkup, Björn Gabriel, për bashkëpunimin aktual dhe përmirësimin e koordinimit, me fokus të veçantë, për infrastrukturën dhe projektet nga sfera e transportit, energjisë dhe mjedisit, fusha të rëndësishme për zhvillimin e qëndrueshëm të Maqedonisë së Veriut dhe për arritjen e standardeve evropiane dhe progresin në reforma.
Mexhiti dhe Gabriel diskutuan për rëndësinë e projekteve aktuale të financuara nga BEI, siç është Impianti për trajtimin e ujit në Shkup, si dhe për shkallën e realizimit të Projektit për përmirësimin e infrastrukturës ujore të komunave në Maqedoninë e Veriut.
Mexhiti dhe Gabriel theksuan se bashkëpunimi ndërmjet BEI-së dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor do të jetë edhe më mirë i koordinuar në të ardhmen dhe do të jetë me përfitim konkret për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
Mexhiti konfirmoi se BEI është partneri ynë tradicional dhe mbështetës i projekteve që kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit dhe që kontribuojnë në përparimin e procesit të integrimit evropian.
Data 20.05.2025
Aktuale
- Nikolloski: Maqedonia merr një vëllim historikisht më të lartë të mjeteve për realizimin e projekteve kapitale
- Gjykata e Lartë vendos ‘arrest shtëpie’ për Kreshnik Farrukun, IEVP Elbasan nuk zbaton urdhrin!
- Qoku e Fetai takohen me ambasadorin e Kosovës Qehaja, paralajmërojnë vendosjen e “One Stop Shop” në Jazhincë
- Ilir Meta firmos për analizimin e rezultatit të zgjedhjeve të 11 Majit në Qarkun Tiranë, zbardhet urdhri
- Dyshime për krime zgjedhore, SPAK ‘zbarkon’ në Bashkinë e Klos! Zbardhen detajet e para, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë
- Maduro lidh mafian shqiptare në Ekuador me plan për sabotimin e zgjedhjeve në Venezuelë: Kanë ardhur mercenarë për të vënë bomba
- Sela: Fëmijët meritojnë shkollë me dinjitet, do ta trajtojmë këtë temë në Kuvend dhe me faktorin ndërkombëtarë
- EKSKLUZIVE| Taravari konfirmon takimin me Kryeministrin Edi Rama në Tiranë