Ministria e mbrojtjes i demantoi informacionet e partisë Maqedonia e Vetme se ministrja Radmila Shekerinska ka pasur takim me ambasadorin amerikan Xhes Bejli ku ka paraqitur gatishmëri që 44 përfaqësues të ARM-së të shkojnë në misionin nga “Përkrahja vendimtare” në Afganistan e drejt në Siri, transmeton Almakos.
Të gjitha vendimet për dërgimin e ushtarëve në misione i sjell Parlamenti, thuan nga ministria.
“Këto thënie mund t`i themi gënjeshtra nuk kanë asnjë pikë të përbashkët me realitetin, ata janë një tentim i skurpullt i një partie margjinale si dhe udhëheqësi të saj për nxitjen e shqetësimit të opinionit dhe prishjen e besimit në institucionet e shtetit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes./Almakos/