OFF-festi do të mbahet. Pas ankesës së dorëzuar nga organizatori i festivalit “OFF-fest” në Ministrinë e Kulturës, për korrigjimin e vendimit për të mbështetur edicionin e 22-të të festivalit, ai u respektua dhe organizatori njoftoi se do të mbahet.
Më herët, ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, i ka inkurajuar që në vend që të grinden në rrjetet sociale, të bëjnë ankesë formale ligjore.
Pas shpalljes së rezultateve për konkursin mbështetës të Ministrisë së Kulturës, më 15 shkurt, OFF-Fest ka reaguar me një njoftim në rrjetet sociale, duke thënë se festivali do të anulohet dhe se shuma e ndarë nuk është e mjaftueshme për organizimin e tij./Lajmi i plotë.