Ministria e Drejtësis ditëve në vazhdim pritet të nisë rishikimin zbatimin e sistemit elektronik të shpërndarjes së lëndëve, të ashtuquajtur, AKMIS, edhe në Gjykatat tjera të vendit, siç është Gjykata administrative, shkruan Almakos.
Nga ministria e Drejtësisë nuk kanë një sqarim të qartë se pse deri tani nuk është bërë një kontroll edhe në Gjykatën administrative, ngjashëm sikurse muajin e kaluar u bë edhe në Gjykatën Penale, të Apelit dhe Gjykatën Supreme.
Në opinion ka pasur spekulime të shumta se manipulime të ngjashme me shpërndarjen e lëndëve ka pasur edhe në Gjykatën administrative. Thuhet se keqpërdorime viteve të fundit ka pasur me ndarjen e lëndëve lidhur me shqyrtimin e parrëgullësive zgjedhore. Në të kaluarën ka pasur raste kur ankesat e opozitës vazhdimisht janë shqyrtuar vetëm nga një Këshill gjyqësor, që ka hapur dyshimet se lëndët janë ndarë në dorë.
Në raportin e fundit nga Këshilli i Drejtësis për zbatimin e sistemimit AKMIS janë konstatuar parregullsi në shpërndarjen e lëndëve në Gjykatën Penale dhe atë të Lartë. Në këto Gjykata ka pasur praktika, që janë në kundërshtim me Ligjin lëndët të ndahen në dorë duke shmangur sistemin elektronik për shpërndarjen e lëndëve për caktimin e paraburgimit.
Raporti nga Këshilli i Drejtësis për sistemimin e AKMIS është dërguar dhe deri te Kryetari i Këshillit gjyqësor Zoran Karaxhovski. Ai, në prononcim për mediat ka thënë ende nuk kanë qëndrim konkret për raportin, pasi disa antarë të Këshillit nuk kanë çertifikata sigurie për të disponuar atë. Sipas tij, në raport nuk ka shembuj konkret për lëndët e kontestuara dhe se ai mund të jetë vetëm bazë e mire për kontroll më të detajuar për zbatimin e sistemit AKMIS nga gjykatat.
Arbnora Memeti
Almakos