Ministria e Drejtësisë ka demantuar informacionet se ka blerë “kafemat” në vlerë prej 1 milion euro. “Bëhet fjalë për një gabim në faqen e internetit të Birosë për prokurime publike, që u korrigjuar pas reagimit të Ministrisë. Ministria e Drejtësisë ka marrëveshje me firmën “Medikal marketing” për furnizim me kafe në vlerë prej 60.000 denar (pa TVSH). Kafemati për të cilin shkruhet kinse ka kushtuar mbi 1 milion euro është marrë nga firma e njejtë në shfrytëzim pa kompenzim, respektivisht Ministria nuk ka shpenzime për të dhe i njejti do të kthehet pasi të skadojë kontrata. Vlera nuk duhet të shfrytëzohet në tërësi, respektivisht sa do të shpenzohet për aq do të paguhet për një vit, pa e kaluar vlerën e marrëveshjes”, thuhet në demantin e Ministrisë së Drejtisë./Gazeta LAJM
Data 09.07.2025
Aktuale
- Tragjedia në Lipjan: Dëshmia e rrezikshme e pesë policëve për vrasje nga pakujdesia
- Trafikonin vajza nga Amerika Latine për prostitucion, arrestohet një 20-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori tij i huaj
- Votohet raporti për Maqedoninë e Veriut në PE, hiqen termat identitet dhe gjuhë maqedonase
- ESHR e publikoi raportin përfundimtar të revizionit nga revizioni i rregullsisë së partive politike
- Visar Ademi shpall kandidaturën e pavarur për Komunën e Gostivarit
- Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin
- Visar Ademi do të jetë kandidatë i pavarur për kryetar të komunës së Gostivarit
- Zjarr në depo për skrap metali në Shkup, një person i lënduar deri më tani, pronari i arrestuar