21 Nëntor 2018 / 14:48
Ministria e Drejtësisë në Maqedoni ka kryqëzuar duart kundrejt kërkesës për ekstradimin e ish kryeministrit, Nikolla Gruevski nga Hungaria në Maqedoni. Pas pranimit të kërkesës së Gruevskit për azil nga autoritete hungareze, institucionet në Maqedoni do të presin shqyrtimin e azilit të Gruevskit çdo tre vite për të shfrytëzuar hapësirën juridike që në rast se nuk i mundësohet shtetësia, të kthehet në Maqedoni. Mundësi tjetër mbetet edhe tërheqja e vendimit për azil nga Qeveria hungareze, version të cilin nuk e beson se do të ndodhë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska.
Ata të cilët fitojnë të drejtën e azilit por në ndërkohë nuk fitojnë shtetësinë apo vendqëndrim, kërkesa e tyre shqyrtohet çdo tre vite. Pra derisa Gruevski nuk përfiton azilin, pavarësisht nëse Qeveria nuk e shqyrton vendimin, sipas ligjeve të Hungarisë kërkesa për shtetësi do të duhet të shqyrtohet çdo tre vite- deklaroi Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Homologu i saj hungarez, Laslo Troshani në një intervistë për mediat vendase ka konfirmuar se Gruevski nuk do të mund të ekstradohet për faktin që të njëjtit i është mundësuar azil, duke mos e përjashtuar mundësinë që ish kryeministri maqedonas të largohet edhe nga Hungaria. Nga ana tjetër, Komisioneri i BE-së për zgjerim, Johanes Hahn ka dal me qëndrim zyrtar, duke porositur kryeministrin hungarez Viktor Orban për arsyetimin e vendimit për ta strehuar Gruevskin.
Po marr informacione mbi vendimin e Hungarisë për t’i garantuar azil Nikolla Gruevkit. Nëse konfirmohet, pres nga Viktor Orban arsyet për vendimin e tij. Habit fakti që Hungaria e mbështet Maqedoninë në rrugën e saj drejtë anëtarësimit në BE, por duke mos e konsideruar si vend të sigurt- pohoi Johanes Hahn, eurokomisioner.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov e ka vlerësuar si veprim negativ vendimin e Hungarisë, duke theksuar se çështja e Gruevskit nuk guxon të acaroj marrëdhëniet mes dy vendeve.
Ne kemi edhe interesa të tjera. Kemi interes Hungaria të na mbështesë për anëtarësimin në NATO. Kemi interes të na mbështesë në fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në. Ashtu që e gjithë kjo së bashku duhet të merret parasysh dhe duhet praktikisht t’i bindim se edhe për to është minus i madh të bëhet kompromis me parimin e Sundimit të së drejtës- deklaroi Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm i Maqedonisë.
Pranimin e kërkesës për azil në Hungari, Gruevski ditë më parë e konfirmoi përmes profilit tij në Facebook. Institucionet vendase ngritën dyshimet se si kërkesa e Gruevskit nga autoritetet hungareze u shqyrtua me shpejtësi të dritës, pavarësisht se rregullativat ligjore përcaktojnë kohëzgjatjë procedurale nga 15 deri 60 ditë. Megjithatë dy versionet më të besueshme janë se Gruevski ka mundur që kërkesën për azil ta ketë lëshuar më herët, dhe e dyta ka shfrytëzuar dispozitat ligjore hungareze, ku ligji mbi statusin e azilit politik i mundëson persona VIP shqyrtimin e kërkesave të tyre në afat prej 24-72 orë.
Adrian Kerimi
Loading…