Ministria e Drejtësisë kërkoi nga Oda e Përmbaruesve që të hetojë rastin në lidhje me një gazetar, e në të cilin është përfshirë një përmbarues nga Gostivari dhe nëse ka shkelje të mundshme të Ligjit për përmbarim dhe Kodeksit të etikës profesionale të përmbaruesve, të ndërmerren masat e duhura.
“Si Ministri e Drejtësisë, theksojmë se përmbaruesi është i detyruar që në sjelljen e tij ndaj publikut të veprojë duke shfaqur afirmim dhe respekt për veprimtarinë e përmbaruesit, të mos sillet në mënyrë ofenduese, të jetë i durueshëm, dinjitoz dhe i sjellshëm, si dhe t`i respektojë palët dhe dinjitetin e tyre
Përmbaruesit janë të detyruar ta zbatojnë Kodeksin e etikës profesionale të përmbaruesve i cili paraqet përmbledhje të standardeve të shkruara për sjellje dhe veprim të përmbaruesve në kuadër të kryerjes së veprimtarisë së vet, gjegjësisht gjatë zbatimit të Ligjit për përmbarim”, thuhet në njoftimin e ministrisë së drejtësisë.
Data 02.09.2026
Aktuale
- VIDEO/ I mituri i trembur dhe duke qarë, qytetarja shpërthen ndaj policisë: Duhet të na mbronit! Çfarë ndodhi dje në protestë
- Heidi Baci ‘trazon’ rrjetin, shfaqet ‘hot’ nga pushimet në Ibiza
- BIRN: Erion Veliaj e fut bashkinë e kryeqytetit në ngërç për betejën e tij ligjore
- Australia paralajmëron udhëtarët për Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni
- BE-ja nuk ndryshon rregullat për transportuesit nga Ballkani
- Abdixhiku i ashpër ndaj 6 deputetëve: Veprimi juaj i shkaktoi dëm vetëm LDK-së
- LSDM: Të rinjtë po emigrojnë ndërsa qeveria importon “punëtorë ekonomikë”
- SHBA-ja godet 2 cisterna iraniane qeveritare



