Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski gjatë ditës do të nxirren para Prokurorisë në Selanik, ku do t’u caktohet në cilin burg do të qëndrojnë deri në kompletimin e lëndës për ekstradim, kumtoi Ministria e Drejtësisë.
Për këtë Ministria e ka informuar zyrën për punë konsullare, ekonomike dhe tregtare të Republikës së Maqedonisë.
Boshkovski dhe Grujevski janë akuzuar nga PSP në rastet “Fortesa”, “Target” dhe “Fortesa2”.
Të dy prej më 18 korrik, kur Gjykata e Apelit u caktoi masë për paraburgim, janë të pakapshëm për policinë, me siguri duke u fshehur me identitete të rrejshme. Ata janë akuzuar për shkatërrimin e pajisjes për përgjim.