Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se do të intensifikohet realizimi i Projektit “Rikonstruimi i institucioneve ndëshkuese-korrektuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i cili realizohet me kredi nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës.
Nga ana e përfaqësuesve të Bankës është kërkuar që në afat sa më të shkurtë të mundur të ndërmerren masa efektive për sanimin e dëmeve të shkaktuara në njësinë gjysmë të hapur dhe të hapur në INK-SHNK Idrizovë.


