Në pesë thirrjet publike në fund të vitit të kaluar, për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore, në Ministrinë e Bujqësisë janë dorëzuar 1600 oferta, ndërsa janë dhënë gjithsejtë 982 vendime për dhënien në shfrytëzim të rreth 2862 hektarësh tokë bujqësore shtetërorë për bujqit. Sipas Ministrit të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, së shpejti do të ketë edhe thirrje të tjera publike për dhënie të tokës bujqësore shtetërorë në shfrytëzim për bujqit. Sipas Tripunovkit çdo pëllëmbë tokë bujqësore shtetërore do të shpërndahet në mënyrë transparente.
“Në periudhën e ardhshme do të shpallim thirrje të reja për ndarjen e tokës shtetërorë me qellim që të vihet në funksionim pjesa tjetër e tokës bujqësore për bujqit dhe të mundësojmë që çdo qytetar i cili është i interesuar të kyçet në prodhimin e ushqimit, me këtë ofrojmë edhe mundësi të reja për të rinjtë, blegtorët dhe të gjithë të interesuarit që të merren me bujqësi”, deklaroi Cvetan Tripunovski – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave.
Ditë më parë Ministria e Bujqësisë gjithashtu njoftoi se tash më është shpallur thirrje për mbështetje financiare prej 10.000 eurosh për çdo bujk të ri me qellim vazhdimin e procesit bujqësor në vend. /Alsat.mk